Horoskopi i datës 9 tetor 2019

Dashi
Dita e sotme do jetë shumë e favorshme për dashurinë. Pjesa më madhe e çifteve do përjetojnë momente të këndshme dhe bashkëpunimi do arrijë majat. Beqarët do jenë më e entuziastë dhe do tregohen të hapur ndaj çdo takimi. Në planin financiar duhet të ulni shpenzimet.

Demi
Qetësia do të pushtojë lidhjen tuaj. Është më mirë kështu sesa të keni një ditë pasionante dhe në mbrëmje të debatoni ashpër. Shijojeni dhe flisni sa më shumë të mundni me partnerin/en. Beqarët do kenë takime me persona interesantë.

Binjakët
Do keni mosmarrëveshje me partnerin/en gjatë kesaj dite dhe nuk do ia kaloni mirë. Nuk do jeni të gatshëm të bëni as lëshime dhe nuk do tregoheni tolerantë. Beqarët do kenë mundësi shumë të mira për të krijuar një lidhje. Mos i humbni sepse do të pendoheni.

Gaforrja
Yjet do ju japin mundësinë sot t’i tregoni gjitha dashurinë partnerit/es tuaj. Do kujdeseni shumë për të dhe ai/ajo do ndihet më së miri. Do kaloni edhe momente mjaft romantike. Për ju beqarë, dashuria do jetë në plan të parë. Do të keni mundësi shumë të mira për të krijuar lidhje.

Luani
Venusi do të influencojë sektorin tuaj të dashurisë. Sensualiteti juaj do të rizgjohet dhe do jeni edhe më joshës. Do ndiheni të lumtur pranë atij/asaj që keni në krah kështu që përfitoni sa më shumë nga shoqëria e tij/saj. Beqarët duhet të tregohen më realist.

Virgjëresha
Ka mundësi të jeni pak nostalgjikë në jetën tuaj në çift sot. Mundohuni të jetoni të tashmen pa menduar asgjë tjetër. Vetëm kështu do kaloni një ditë të mirë. Tregohuni edhe pak më tolerantë. Për beqarët do të favorizohen dashuritë pasionante. Do ketë pëlqime reciproke.

Peshorja
Beqarët do jenë më të privilegjuarit sot. Do keni një takim shumë interesant të cilin nuk duhet ta neglizhoni në asnjë mënyrë. Përsa iu përket çifteve, ndjenjat do jenë të thella dhe do afrohen më shumë me partnerin/en. Do i rregulloni të gjitha problemet që keni patur në raportin tuaj.

Akrepi
Gjatë kësaj dite do bëni projekte të përbashkëta në çift dhe komunikimi do jetë shumë i mirë. Mos hezitoni të flisni as për tema paksa delikate, por që duan një zgjidhje. Beqarët do kenë një takim të veçante atje ku më pak e presin.

Shigjetari
Jeta në çift nuk do jetë shumë e mirë sot për shkak të pozicionimit të keq të Uranit. Nuk do zgjidhni dot as momentin e duhur për të diskutuar, prandaj do lindin debate. Nëse jeni ende vetëm, planetët mund të sjellin takime të rëndësishme. Përfitoni sa më shumë.

Bricjapi
Do ndërtoni një marrëdhenie të ngrohtë sot në jetën tuaj në çift. Dita do jetë mjaft pozitivë dhe do i merrni gjërat me optimizëm. Edhe për beqarët do jetë ditë e favorshme. Do keni takime me shumicë dhe ka mundësi të takoni personin e ëndrrave. Mos e humbni këtë mundësi!

Ujori
Tregohuni të moderuar me kërkesat në jetën në çift. Gjithçka do shkojë më mirë nëse tregoheni më të kuptueshëm dhe më të hapur. Beqarët nuk duhet të krijojnë asnjë lidhje me dikë që kanë në punë. Do keni probleme më vonë dhe mund të lëndoheni mjaft. Kujdes!

Peshqit
Me Marsin e pozicionuar keq në jetën tuaj në çift, do e keni të vështirë të mos bëni skena xhelozie. Kujdes sepse një sjellje e tillë mund ta përkeqësojë lidhjen tuaj. Kontrolloni veten! Jeta e beqarëve do fillojë të ndryshoje. Do iu pëlqejë shumë dikush që do e njihni sot.