Dafi ti je? Nuk do t’a njihni këngëtaren me pamjen e re
Të gjithë e njohim për stilin modern dhe ekstravagant që ajo ka, sidomos në pamjen fizike e veçanërisht tek modelet e flokëve.
Sa herë që ajo bën ndryshime në ‘look’ ne mbetemi ‘me gojë hapur’. Jo pak herë, këngëtarja Dafina Zeqiri ka eksperimentuar me modelet e flokëve. Së fundmi e kemi parë me flokët e prera fare shkurt. Por Dafi ka menduar të na surprizojë sërish.
Këtë herë një tjetër ‘look’ që i shkon, ka publikuar këngëtarja në ‘Instagram’. Modeli i rradhës do të jetë bjonde, me flokë të gjatë deri poshtë shpatullave dhe me balluke.