Olti Curri e nis me zhurmë puntatën e parë, kapet me njërën nga vajzat që po kërkon partnerin në program
Bëri shumë zhurmë në rrjet fakti se blogeri Olti Curri do t’i kthehej ekranit dhe më specifikisht Top Channel-it, si opinionist në rubrikën “Përputhen” ose siç ai e quan “Çifti i lumtur” në e Diell, ku dy vajza do të njihen me djem potencial për t’i pasur partnerët e tyre më vonë.
Përveçse Olti di mirë të bëjë televizion duke qenë dhe një nga shikuesit më të rregullt të televizionit italian që është shkollë më vete në këtë fushë, një arsye e madhe se përse e pritëm me qejf rikthimin e tij në kolltukun e opinioneve është pikërisht prej faktit se reagimet e tij të drejtpërdrejta dhe të papritura shkaktojnë spektakël.
Në këtë pikë, blogeri e nisi me këmbë të mbarë. Me të nisur puntata e sotme, Olti Curri e bëri edhe zhurmën në studio.
Një nga djemtë konkurrentë, i dhuroi një zemër pellushi Inës, njërës nga vajzave që do të zgjedhin dhe kjo e fundit, e shkeli zemrën prej pellushi me justifikimin se i ka sandalet ‘sëarovski’. Sapo Curri u bë pjesë e panelit, shkoi dhe tërhoqi zemrën prej pellushi duke bërë dhe një ironi. “Ina balerina, kur t’i kesh prej diamanti si Marilyn Monroe, atëherë shkele zemrën” duke shkaktuar të qeshura në studio.