E la se s’ishte gjë në shtrat, Erjona Sulejmani nuk i ndahet ish-bashkëshortit: Supa nuk ngrohet disa herë
TIRANË– Moderatorja Erjona Sulejmani ka sqaruar edhe njëherë situatën mes saj dhe ish-bashkëshortit të saj, futbollistit Blerim Xhemaili.
Teksa po u kthente përgjigje pyetjeve të fansave, Erjona është sikletosur nga njëri prej tyre.
E pyetur nëse do të rikthehej në krahët e futbollistit të Bolonjës, modelja shqiptar u përgjigj se diçka e tillë nuk do të ndodhte.
“Është një pyetje që ma bëni gjithmonë po përgjigjem një herë e mirë për të gjitha. Nuk më pëlqen t’i përsëris gjërat në jetën time dhe aq më pak të besoj te supa që ngrohet disa herë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit”.
Pas ndarjes nga futbollisti, Erjona u shpreh se e la pasi nuk e kënaqte në shtrat. “Futbollistët s’të kënaqin. Lodhen në stërvitje në fusha dhe në shtrat janë shumë të lodhur,”- u shpreh Sulejmani.