Zbardhen fakte të reja mbi vdekjen e Marilyn Monroe: Bosi i mafias e drogoi, nuk u vetëvra

Në një investigim të ri, rreth vdekjes së mistershme të Marilyn Monroe-s, e cila u përcjell si një vetvrasje, vijnë pista dhe detaje të frikshme. Aktorja nuk është vetvrarë, por e kanë sulmuar dhe kanë abuzuar seksualisht me të.

Ishte 5 gusht i vitit 1962 kur në një moshë mjaft të re, aktorja Marilyn Monroe u nda nga jeta. Lajmi i ndarjes nga jeta në mënyrë të parakoheshme (aktorja ishte vetëm 36 vjeçe) ishte një tronditje për miqtë, të afërmit dhe fansat e aktores së famshme.

Por, ndërsa vdekja e Marilyn Monroe u përcjell si një vetëvrasje, pista të reja lidhen me drogë, abuzim dhe bosa të mafies.

Sipas një investigimi të ri, të titulluar “Vrasja e Marilyn Monroe”, thuhet se aktorja javën e fundit para vdekjes së saj, u sulmua seksualisht nga burra të fuqishëm dhe u drogua.

Instalimi i shtatë i serialit në lidhje me jetën dhe karrierën e tronditur të aktores, të paraqitur më sipër, zbuloi situatën e tmerrshme që Monroe gjeti veten në 28 dhe 29 korrik të vitit 1962, vetëm një javë nga vdekja e papritur.

Sipas burimeve të siguruara nga gazetarët që u morën me çeshtjen e vdekjes së aktores, Marylin Monroe u nxit nga qëllimet e errëta të Frank Sinatra-s, për të kaluar një natë në shtëpinë e një bosi të mafias, Sam Giancana.

Në këtë natë, sipas gazetarëve investigues, Marilyn Monroe është droguar dhe përdhunuar nga disa burra.

“Marilyn kishte frikë për jetën e vet, ishte mbërthyer në një situatë të cilën nuk e kontrollonte dot më. Përfitonin prej saj. E kishin droguar dhe kishin bërë një festë të shfrenuar me të“, – është shprehur gazetari i çeshtjes, Charles Castillo.

Kjo ngjarje traumatike, duket se përveç se e tronditi aktoren, e bëri një kërcënim për mafian, kësthua që sipas investigimit, Merilyn Monroe mund ta kenë hequr qafe mafiozët, të cilët abuzuan me të.

Burimi: radaronline

(R.L/Dosja.al)