Cila ishte arsyeja e vërtetë që çoi drejt ndajes Kylie Jenner dhe Travis Scott?
Ndarja e miliarderes së njohur Kylie Jenner nga partneri i saj Travis Scott i ka çuditur jo pak ndjekësit e saj në mbarë botën. Aludimet rreth këtij vendimi kanë qenë nga më të ndryshmet, megjithatë ‘Enews’ ka zbuluar se shkak për këtë ndarje kanë qenë kërkesat e Jenner.
Ajo dëshiron që të ketë një familje normale me shumë fëmijë dhe të martohet, ndërsa reperi nuk mundet t’ia japë të gjitha këto në këtë fazë të jetës së tij. Pavarësisht kësaj pjese, dyshja ka rënë dakord që kohën me vajzën e tyre 1-vjeçare Stormi ta ndajnë në mënyrë të barabartë, në mënyrë që vajza të kalojë kohën e mjaftueshme me të dy.
Kujtojmë se lajmi i ndarjes së Jenner dhe Scott ishte i papritur, pasi vetëm pak ditë më parë në rrjet qarkulluan foto të ndryshme të tyre ku dukeshin më pranë njëri-tjetrit se asnjëherë tjetër./revistawho.com