Dua Lipa i befason të gjithë fansat, kthehet në bjonde
Disa ditë më parë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa është shfaqur në javën e modës në Paris me modelin e ri të flokëve. Të gjithë u surprizuan nga ndryshimi i saj, por edhe e admiruan për zgjedhjen e look-ut. Por mesa duket asgjë nuk është ashtu si duket. Këngëtarja e ka rifreskuar pamjen duke kaluar nga flokë të errëta në bjonde.
Ky ndryshim duket se lidhet me një kapitull të ri të këngëtares në jetën private. Përmes një postimi në ‘Instagram’ ajo ka treguar pamjen e saj të re. “Një erë e re. Faleminderit për durimin tuaj. Shihemi së shpejti. Dua Lipa 2”, shkruan këngëtarja bashkangjitur fotos. Kujtojmë se Dua ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm vitet e fundit dhe me këtë shkrim paralajmëron një etapë të re profesionale dhe personale.