“Përdorin vetëm numrat në whatsapp”/ Denoncohet rrjeti i prostitucionit nëpërmjet Instagramit

Prostitucioni në Shqipëri mbetet një plagë e fshehur e shoqërisë sonë. Pavarësisht se në Shqipëri nuk është i lejuar, këto veprime të paligjshme janë të përhapura në masë. I tillë ishte edhe një rast i investiguar nga emisioni Stop. Nga pamjet shihej sesi funksiononte skema e një tutori që prostituon femra të moshave të ndryshme.

I njëjti denoncim ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar ka treguar për redaksinë tonë se rrjeti i prostitucionit operonte nëpërmjet instagramit prej 10 vitesh por askush nuk është kujtuar të investogojë.

Pro-2

Ai ka dërguar disa foto të marra prej instagramit ku femra të moshave të ndryshme publikojnë numrin e tyre të telefonit për t’u kontaktuar nga ndjekësit. Denoncuesi shprehet se rrjeti i strukturuar i prostitucionit shfrytezon femra në hotelet e Tiranës dhe për mos t’u zbuluar përdor numra vetëm në whatsapp, me prefiks joshqiptar.

Nga fotot shihet se profilet e instagramit janë publikë dhe mund të shihen nga çdokush.

Një rast i rëndë ky për faktin se çdo gjë bëhej kaq hapur dhe askush nuk kishte bërë diçka për t’a parandaluar.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

Pershendetje! Ja si operonte grupi i prostiticionit ne Tirane. Aktivitet mbi 10 vite edhe askush nuk u kujtua te investigonte kte rrjet te strukturuar prostitucioni. Materialet emisionit stop ja kam derguar une. Behet fjale per problemin e trajtuar ne emisionin stop. Ishte nje grup i strukturuar qe shfrytezonte femrat per prostitucion ne hotelet e tiranes.qe mos te zbuloheshin perdornin nr +44 ose +49 edhe komunikonin vetem me whatsapp./JOQ