Të gjithë prisnin dasmën, ndahet çifti i famshëm Kylie Jenner-Travis Scott
Pritej dasma e tyre por Kylie Jenner ka vendosur të ndahet nga partneri i saj Travis Scott. Këtë lajm e ka konfirmuar një burim për TMZ duke vertëtuar kështu lajmin e ndarjes së çiftit të famshëm.
Sipas këtij burimi, Kylie dhe Travis nuk janë parë bashkë që prej fillimit të muajit gusht, kur u shfaqën në premierën e dokumentarit të Travis, “Look Mom, I Can Fly”.
Gjithashtu sipas këtij burimi, çifti po mundohej për një kohë të gjatë ta bënte lidhjen që të funksiononte por kjo s’ka pasur rezultat. Pavarësisht të gjithave, ata do të jenë të dy të pranishëm në jetën e vajzës së tyre, Stormi-t.
Ata nuk u pamë bashkë në dasmën e Justin Bieber dhe Hailey-t, gjë që e forcon edhe më shumë vërtetësinë e këtij lajmi.
Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për këtë gjë dhe vazhdojnë ta ndjekin njëri tjetrin në ‘Instagram’.