Einxhel Shkira probleme me policinë: ‘Gjithmonë hyj në konflik’

Einxhel Shkira është padyshim një nga femrat më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar dhe një nga moderatoret më të reja që ka vjedhur shpejt zemrat e publikut.

Ajo së bashku me moderatoren tjetër të ‘E Diell’, modelen Argjira Spanca, kanë qenë të ftuara tek Pop Culture.

Einxhel-Shkira-2

Të dyja vajzat janë vënë përballë njëra tjetrës për të zbuluar cili është Engjëlli dhe Djalli në shoqërinë mes tyre.

Pyetjes ngacmuese nëse kur i ndalon policia, ato lejojnë të zbatohet ligji apo negocjojnë, Einxhel na ka habitur me përgjigjen e saj.

Einxhel-Shkira-1

“Kam një gjë të keqe, as nuk negocioj as nuk tërhiqem unë hy në konflikt me policinë dhe nuk e di pse. Kështu që nuk ja hedh paq”- ka treguar moderatorja.

Kjo do të thotë që marrëdhënia e Einxhel me policinë nuk është në ‘nivelin’ e duhur.