Aplikacion në celular bashkëshortes, e masakron me shkop druri pas zbulimit
Një 32 vjeçar kosovar, punues në ndërtim në Vjenë, vrau nënën e djalit 2 vjeç dhe vajzave 4 dhe 9 vjeç duke e goditur me shkop, të premten e 20 shtatorit.
Detaje të reja dolën nga policia ku sipas raportimit te “Osterreich 24” Valdon D., pasi e kishte goditur për vdekje me shkop bashkëshorten e tij, kishte marrë fëmijët nga kopshti dhe shkolla dhe kishte shkuar me ta për të drekuar në një restorant në Vjenë, me qëllim që fëmijët të mos e shihnin ngjarjen.
Më pas, ai së bashku me fëmijët kishte shkuar në stacionin policor në lagjen Taubstummengasse të Vjenës ku edhe kishte bërë denoncimin për rastn.
Valdon D. në stacionin e policisë kishte treguar se ka goditur gjatë një mosmarrëveshje dy herë me një shkop prej druri mbi bashkëshorten e tij. Hetuesit kishin shkuar menjëherë në banesë duke gjetur gruan të shtrirë në tokë, pa ndjenja.
Motivi i ngjarjes dyshohet të jetë xhelozia. Siç është raportuar edhe më parë, Valdon D., kishte frikë se gruaja e tij po e tradhtonte. Për këtë arsye ai kishte instaluar një aplikacion në iPhone, sipas dyshimeve, me të cilin sinjalizonte lokacionin e bashkëshortes së tij. Dyshohet se ai e kishte kapur bashkëshorten e tij me një burrë tjetër.
Ndërkaq, avokati i Valdon D., Mirsad Musliu, ka thënë se klienti i tij nuk kishte qëllim ta vriste bashkëshorten e tij. Ai është shprehur se klienti i tij donte vetëm ta lëndonte.