FOTO/ Pas ndarjes nga Ronela, Zerka bën familjare lidhjen me modelen bjonde
Young Zerka ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi, për shkak të disa fotove të publikuara ku ai shfaqej në praninë e një vajze bjonde. Ai dhe vajza në fjalë u kapën mat teksa ndodheshin në një pishinë, duke shijuar pamjen e duke biseduar.
Më pas u zbulua se vajza në fjalë quhet Joana Alimema dhe është modele. Aludimet për një lidhje mes tyre filluan dhe së fundmi Zerka është fotografuar sërish pranë modeles dhe këtë herë gjërat duken më serioze. Ai e ka çuar Joanën në vendlindjen e tij në Korçë dhe duket shumë i lumtur teksa po i prezanton vendin. Fotoja është siguruar nga ‘Inlife.al’.
Zerka është përfolur për një lidhje me këngëtaren e njohur Ronela Hajati, por përderisa këngëtarja nuk ka reaguar aspak ndaj këtyre lajmeve, përkundrazi po jeton jetën e saj më të mirë në Miami, mendohet se dyshja janë ndarë.