Trondit princi, pranon përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit

Princi i Arabisë Saudite, Muhammed Bin Salman ka marrë përsipër përgjegjësinë në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Ngjarja ndodhi vitin e kaluar brenda Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll të Turqisë.

Sipas ‘Anadolu Agency’, në dokumentarin që do të dalë më 1 tetor, realizuar nga gazetarin Martin Smith.

Vetë gazetari Smith ka treguar fjalët që i ka thënë Muhammed Bin Salman.

“Kur e pyeta atë për rolin në vrasjen e Khashoggit ai u përgjigj: “Kjo ngjarje është kryer nën përgjegjësinë time. Unë e marr përsipër të gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi nën përgjegjësinë time”.

Ndërsa në pyetjen “Si mund të ndodhë një gjë e tillë pa dijeninë tuaj?”, Smith shpjegon se Bin Salman është përgjigjur: “Në Arabinë Saudite jetojnë 20 milionë njerëz. Ka 3 milionë punonjës shtetëror”.

Po ashtu në pyetjen e Smith se “A mund të marrin ata një prej avionëve tuaj?” thuhet se Bin Salman është përgjigjur: “Ka punonjës, ka ministra që ndjekin punët e mia. Kjo është përgjegjësi e atyre. Ata kanë autoritetin ta bëjnë këtë”.

Në një raport prej 101 faqesh të publikuar në qershor nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Arabia Saudite u akuzua si përgjegjëse për vrasje me dashje dhe paramendim të Jamal Khashoggit./Gazeta Liberale