“E putha dhe një malazez”, biznesmeni Elton Ilirjani ndan momentet e bukura me djalin misterioz

Elton Ilirjani, biznesmeni mjaft i suksesshëm i deklaruar si gay, është shndërruar në një bloger mode ku përveç bizhuve luksoze ai tashmë grimohet si vajzë. Me look-un e tij shumë të guximshëm Eltoni pozon jo vetëm për foto artistike, por edhe në jetën e përditshme.

Elton-4

Tashmë buzëkuqi është pjesë e pandashme e jetës së tij, të cilin e aplikon pa problem në një studio televizive, në vendlindjen e tij Tepelenë, apo në rrugët metropolitane të Tiranës. Këto ditë Eltoni ndodhet në Mal të Zi, nga ku ka bërë disa postime fotosh ndryshe nga të tjerat, të shkrepura në Budva. “E putha dhe një malazez” shkruan Ilirjani poshtë fotos ku duket i përqafuar me djalin misterioz, të cilit i ka lënë shenjën e buzëkuqit në kokë.

Elton-2

Ajo që bie në sy është stili shik i veshjes, kuruar deri në detaje.  Elton Ilirjani është biznesmeni shqiptar që ka pranuar publikisht orientimin e tij seksual. Ai ka ngjallur shumë herë debate të forta në media, teksa ka folur hapur për propozimet e bujshme që ka marrë dhe dashurinë si ndjenjë që provohet rrallë.