Masakroi me thikë motrën nga xhelozia, 22-vjeçarja fajëson të dashurin e saj
Një 17 vjeçare dyshohet se është masakruar për vdekje nga motra e saj 22-vjeçare për shkak të xhelozisë
Elizaveta Dubrovina ka kaluar 3 vite në trajtim psikiatrik dhe tani do të dalë para gjyqit për të marrë dënimin. Nëse gjendet fajtore, rrezikon 25 vite burg.
Stefania u godit me thikë 189 herë në Shën Pjetërsburg. Elizaveta gjithmonë e ka mohuar vrasjen dhe akuzon për masakrën të dashurin 44-vjeçar të motrës së vogël, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e tij.
Por, prokurori thotë se burri është dëshmitar dhe nuk ka asnjë dyshim për të.
Elizaveta, e cila ishte 19 vjeç kur kreu vrasjen makabër të motrës së saj, akuzohet për “vrasje në rrethana mizore”, pasi përveçse e ka goditur me thikë shumë herë, i ka nxjerrë sytë dhe i ka prerë edhe veshët motrës.