Meghan Markle heq unazën e martesës

Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe princ Harry kanë nisur turin e tyre mbretëror dhe momentalisht ndodhen në Afrikë. Ata kanë marrë me vete edhe vogëlushin e tyre, Archie Harrison, i cili ditën e sotme ka takuar Kryepeshkopin Desmond Tutu.

Por ajo që tërhoqi vëmendje ka qenë fakti se dukesha nuk e ka mbajtur unazën e saj gjatë vizitës. Burime për revistën “Hello” kanë treguar se në fakt Meghan e ka një arsye për këtë veprim. Duke qenë se do të takohet me shumë njerëz, ka dashur të jetë sa më e thjeshtë para tyre.

Gjatë qëndrimit në Afrikë, Meghan dhe Harry do të zhvillojnë takimet e paracaktuara, ndërsa nuk dihet ende axhenda e tyre e plotë./Opinion.al