Gjokse e të pasme vajzash, a bëhet xheloze gruaja e Skerdit për punën e tij
Skerdi Faria i njohur si Doktori i VIP-ave është një nga personazhet më të komentuar të showbizit pikërish për shkak të punës së tij që lidhet me VIP-at.
Edhe pse shumë i njohur, Skerdi ka arritur ta ruajë privatësinë e familjes së tij dhe një foto me bashkëshorten nuk ka postuar kurrë.
I ftuar sot në emisionin “Soiree”, Skerdi u pyet nga Jonida Shehu se pse tregohet kaq hermetik në lidhje me familjen e tij dhe nëse gruaja e tij bëhet xheloze për punën e tij duke qenë se të shpeshta janë operacionet egjokseve qe ai ben.
“Nuk e kam xheloze aspak, sepse nëse do të ishte xheloze nuk do të isha këtu ku jam dhe nuk do ta bëja punën time. Xheloz është dikush që është i pasigurt në vetvete dhe ka një shpirt të vogël”, u përgjigj Skerdi.
Dhe pavarësisht këtij komenti të shkurtër, Skerdi sërish nuk tregoi më shumë për bashkëshorten e tij.