8 këshilla nga të famshmit për një marëdhënie afatgjatë
Nga Justin Timberlake te Jessica Biel, tek Obamat kemi zbuluar truket e çifteve më jetëgjata të spektakleve, që pavarësisht çfarë ndodh në jetën e tyre, e gjejnë veten bashkë.
Gwyneth Paltrow ka një martesë part-time
Që martesa e saj me bashkëshortin, Brad Falchuk të funksionojë, ata jetojnë së bashku katër ditë në javë. Tre të tjerat i kalojnë si single, (pa tradhtuar sigurisht) dhe duket se funksionon më së miri, duke mbajtur gjallë dashurinë.
Christina Aguilera dhe kostumet seksi
Christina Aguilera është një adhuruese e kostumeve seksi. Ylli i Popit në fakt i ka bërë gjërat të funksionojnë me partnerin e saj duke u hedhur pak piper marrëdhënieve. Ndër kostumet e saj të preferuara janë ato të infermieres dhe kamarieres seksi.
Katy Parry lan dhëmbët 6 herë në ditë (do të jetë gati për provën e puthjes)
Katy Parry ka deklaruar për Daily Star se i lan dhëmbët të paktën 6 herë ndë ditë, edhe për faktin se dëshiron të jetë gati për provën e puthjes. Ajo kujdeset të ketë gjithmonë një frymëmarrje të freskët duke qenë se aroma e keqe e gojës bëhet shkak për përfundimin e shumë lidhjeve.
Cameron Diaz pëlqen seksin primordial
Në një intervistë për Playboy në 2010, aktorja ka pranuar se ritualet e saj nën çarçafë janë vërtet të forta. Ka pranuar se adhuron seksin paksa kafshëror, larg etikës dhe të qenit bon-ton, përkundrazi. Dhe është pikërisht ky sekreti që e bën aq të dëshiruar.
Justin Timberlake dhe Jessica biel shkëmbejnë dedikime dashurie në rrjetet sociale
Mes tyre, intensiteti rrjedh si lumë. Duket se sekreti i çiftit është ‘të qeshin si të çmendur’: me rastin e 38-vjetorit të burrit të saj, Biel e ka deklaruar përgjegjës për shumë të qeshura dhe për rrudhat e saj të buzëqeshjes. Të dy gjithashtu sfidojnë njëri-tjetrin me përkëdhelje speciale në rrjete sociale. “Shën Valentin ka qenë çdo ditë për mua, që kur të kam njohur”, i shkruante Jessica ditën e të dashuruarve atij.
Mbretëresha Elizabeth II dhe princi Filip flenë në shtrate të ndarë
Historia e dashurisë më jetëgjatë që ekziston ka sigurish edhe arsye anagrafike (e politike) por edhe sekrete për t’i bërë gjërat të funksionojnë mirë. Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj kanë dhoma gjumi të ndara. Ky motiv, sipas biografisë së mbretëreshës shkruar nga Lady Pamela Hicks, është historik: Në Angli, klasat superiore kanë pasur gjithmonë dhoma gjumi të ndara, si pjesë e bontonit të fisnikërisë dhe për t’i lejuar të pushojnë më mirë, pa tërheqje kuvertash, gërhitje, etj. Dhe kur duan të flenë bashkë, zgjidhet një nga dhomat. Por më vonë kthehet secili në dhomat e veta në të cilat pushojnë më mirë…
Donald dhe Melania Trump nuk flenë dhe nuk hanë bashkë
Nëse familjet mbretërore angleze nuk flenë bashkë, ato ‘mbretërore’ amerikane, edhe në tavolinë shkojnë vetëm. Sipas Ëashington Post, presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëshortja e tij, as nuk hanë e as nuk flenë bashkë. Zakonisht kalojnë shumë pak kohë bashkë, mes takimeve të ndryshme institucionale dhe duket se ky regjim hapësirsh të ndara(prej kohësh) funksionon meqë martesat zgjasin shumë.
Barack dhe Michelle Obama gjithmonë bashkë
Ish-rezidentët e Shtëpisë së Bardhë e kanë jetuar historinë e tyre komplet në kundërshtim me atë të Trump-ëve. Barack dhe Michelle Obama kanë qenë gjithnjë bashkë! Si president dhe zonjë e parë ashtu edhe më pas, ata nuk janë shkëputur për asnjë çast nga njëri-tjetri. Që nga ushtrimet fizike të mëngjesit në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë deri tek pushimet nëpër botë pasi u larguan nga presidenca, ky çift ka sekret të dashurisë, pikërisht dashurinë.