Nora Istrefi rrëmben vëmendje në imazhet e reja, duket në top formë
Këngëtarja Nora Istrefi vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë dhe jo më kot.
Artistja shqiptare, e cila javë më parë i dha fund martesës shumëvjeçare me partnerin e saj, Robert Berishën, është akoma tejet e përfolur.
Zeshkania po ashtu është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa tërheq vëmendje vazhdimisht me postimet që publikon.
Një gjë të tillë e bëri edhe së fundmi, ku ka ndarë me fansat një fotosesion të ri dhe shumë të veçantë.
Me flokët e valëzuara e me një kostum atraktiv, 33-vjeçarja merr vëmendje me format trupore, linja këto për t’u pasur zili.
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë kur Nora vjen kaq tërheqëse, pasi shpesh realizon fotosesione të reja dhe në secilin prej tyre duket e mahnitshme.
Sa i përket projekteve muzikore, “Jena Nda” mbetet bashkëpunimi i fundit i artistes Istrefi me Irkenc Hykën, këngë kjo që u mirëprit nga publiku. /Telegrafi/