Bora Zemani zbulon emisionin e ri

Bora Zemani ka nisur punën për një tjetër projekt (pa binjakët), që do të vijë sërish në bashkëpunim me Tring-un.

Me anë të një postimi në Instagram, që është pikërisht ky:

Bora-Zemani-2

Bora njofton se do të jetë pjesë e një projekti që në qendër të vëmendjes do të ketë modën.  Kështu kuptohet  nga fjalët që shkruhen në postim: “Mendo…Si do më vishje?”. Nëse e shohim postimin, duket sikur në foto ajo është pjesë e ndonjë skice veshjeje të një stilisti,  e cila mund të jetë tema kryesore e emisionit të ri.

Kjo është konfirmuar  dhe nga burime të ndryshme pranë saj, ku  formati që do të moderojë Bora do të jetë një konkurs mes stilistëve të rinj, e ndërthurur dhe me reality-n.