Horoskopi i datës 25 shtator 2019 nga Susan Miller
Dashi
Nëse kohët e fundit jeni përballur me një situatë të vështirë në çift, sot do i shikoni gjërat më me qartësi. Situata do fillojë të stabilizohet pak nga pak. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të mos përkeqësohet.
Demi
Sektori i dashurisë do vazhdojë të jetë i mbrojtur nga yjet gjatë kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin/en dhe nuk do keni asnjë kontradiktë. Për beqarët do ketë takime premtuese të cilat nuk duhen humbur në asnjë mënyrë.
Binjakët
Falë influencës shumë të madhe të Plutonit, jeta në çift për ju nuk do jetë e qetë. Do keni ide të ndryshme me partnerin/en dhe disa mund të shkojnë deri atje sa ta tradhtojnë atë që kanë në krah. Beqarët duhet t’i marrin gjërat si t’iu vijnë, pa kërkuar asgjë me ngulm.
Gaforrja
Të shumtë do jenë yjet që do krijojnë trazira në jetën në çift gjatë kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungojë qëndrueshmëria dhe do keni probleme të mëdha. Beqarët do kenë pak mundësi të takojnë personat e duhur. Në planin financiar ka ardhur koha të ndiqni një strategji strikte.
Luani
Ata që kanë pasur zënka me partnerin/en kohët e fundit do pajtohen gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje do kalojnë momente më të bukura. Yjet do jenë gjatë gjithë kohës në anën tuaj. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë të gjitha atyre që do i tregojnë afeksion sot sepse do lëndohen.
Virgjëresha
Kur bëhet fjalë për ta mbrojtur dashurinë tuaj dhe atë që keni në krah, ju jeni mjaft luftarakë dhe nuk toleroni aspak. Sot do e tregoni këtë gjë. Beqarët do ndikohen mjaft nga Hëna dhe nuk do kenë aspak dëshirë për të bërë njohje të reja.
Peshorja
Diskutoni hapur me partnerin/en tuaj sot për të gjitha problemet që keni pasur në çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Beqarët do kenë disa takime, por falë tyre mund të lindin vetëm dashuri kalimtare.
Akrepi
Jo vetëm që dita e sotme do jetë shumë e bukur për të dashuruarit, por edhe pasioni do jetë i zjarrtë. Pas një periudhe të qetë, do ripërjetoni emocione pa mbarim. Beqarët do kalojnë një ditë të zakonshme dhe sërish nuk do e gjejnë personin e ëndrrave.
Shigjetari
Neptuni do ndikojë më së shumti sot në jetën tuaj në çift dhe do kaloni një ditë mjaft delikate. Mos kërkoni të impononi mendimin tuaj për gjithçka sepse do përballeni me probleme të mëdha. Nëse jeni ende vetëm, edhe sot do e keni të vështirë ta gjeni atë që kërkoni.
Bricjapi
Dita e sotme nuk do jetë e favorshme për jetën sentimentale të çifteve. Ka rrezik që disa edhe ta tradhtojnë atë që kanë në krah dhe më pas t’i japin fund lidhjes që kanë krijuar. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit.
Ujori
Sektori i dashurisë në çift do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Shtroni një darkë romantike me qirinj dhe muzikën tuaj të preferuar nëse doni që t’ju duket vetja si në ëndërr. Marrëdhënia e beqarëve me personat e seksit tjetër nuk do jetë e mirë. Edhe sot do të qëndroni vetëm.
Peshqit
Ditë përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni më shumë rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka të vogla që keni pasur. Beqarët nuk do kenë fat dhe do iu rëndojë shumë vetmia. Financat duhet menaxhuar me shumë kujdes dhe maturi.