Këngëtari: Motra dhe vëllai abuzuan seksualisht me mua

Këngëtari i hip-hopit,  Aaron Carter akuzon motrën dhe vëllain e tij  Leslie Carter dhe, Nick Carter, ( ish-anëtarit të Backstreet Boys) për abuzim seksual.

Këtë gjë këngëtari e ka shprehur me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe publikisht duke fajsuar dy antarë të familjes.

Aaron-2

“Motra ime ka abuzuar me mua nga mosha 10 deri 13 vjeçare, kur s’merrte mjekimin që i nevojitej. Asaj nuk i pëlqente si ndihej kur merrte mjekimet dhe për këtë arsye shumë herë nuk i pinte. Por kur nuk i pinte ajo bëntë gjëra që nuk do të donte t’i bënte. Jam abuzuar seksualisht jo vetëm nga ajo, por edhe nga dy balerinë kur isha 8 vjeç. Im vëlla më ka abuzuar gjithë jetën”.

Aaron akuzon vllain e vet duke thënë se ai ka perdhunuar dhe një vajzë të familjes, Nick Carter nuk iu është përgjigjur akuzave./Gazeta Liberale