Almeda dhe Togahan vizitojnë për herë të parë Kosovën, ja arsyeja e veçantë
Një ditë më parë u përfol se aktori i famshëm turk, Tolgahan Saysiman, do të vizitojë për herë të parë Kosovën.
Pas vizitës që bëri vitin e kaluar në Shqipëri, bashkëshorti i bukuroshes shqiptare, ka në plan të vijë në Kosovë. E arsyeja qenka shumë e veçantë.
“Gazeta Express” shkruan se ai do të vijë së bashku me Almeda Abazin dhe vogëlushin e tyre, Efehan, për të promovuar një projekt të rëndësishëm.
Gjithashtu bëhet e ditur se aktori do të mbajë konferencë për shtyp nesër në orën 11:00 dhe pas saj do të vizitojë edhe Prizrenin.
Ndërkohë kujtojmë se Tolgahan është duke shijuar suksesin e filmit të tij më të ri, “Kampion”. Pjesë e këtij seriali është edhe i biri.