Pushimet 50 mijë euro, Renato Mekolli flet për jetën e tij luksoze
Ditën e djeshme, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ishte i ftuar në “E diell”, ku foli për sezonin e dytë të “Hell’s kitchen” që do të fillojë shumë shpejt.
Ndër të tjera Renato ka folur edhe për pushimet e tij në ishujt grek shumë të komentuara në media.
Dhe Renato i cili njihet për natyrën e tij të sinqertë tregoi se pushimet më të shtrenjta të tij kanë kapur shifrën 50 mijë euro, bën të ditur “Blitz.al”.
Pavarësisht kësaj shifre, duhet përmendur fakti që Renato ka treguar se mund t’i bëjë të dy llojet e pushimeve: edhe ato luksoze në ishuj, edhe ato ku merr bukë me vete.