“Bashkëshortja ime me bën akoma të kem flutura në stomak”, çifti cool M.Douglas-Zeta-Jones!
Ai është çifti më jetëgjatë i Hollywoodit, të martuar në vitin 2000, por pavarësisht kësaj mes Michael Douglas (74 vjeç) dhe Catherine Zeta-Jones (49), ka ende një dashuri të madhe mes tyre: “Bashkëshortja ime me bën akoma të kem flutura në stomak”, ka pranuar aktori i famshëm për Us Weekly.
Dhe e njëjta gjë vlen edhe për të, që në Instagram ka ndarë një video në të cilën është në makinë me Michael në rrugë për të shkuar në Emmy dhe shkruan: ”Congrats to my hubby on his nomination tonight. Love you so”, “Urime bashkëshortit tim për sonte. Të dua kaq shumë”.
Michael dhe Catherina janë njohur në 1998 në Deauville Film Festival në Francë dhe që atëherë nuk janë ndarë nga njëri-tjetri. Cifti së bashku ka dy fëmijë, Dylan, 19 vjec dhe vajzën Carys, 16.
Douglas ka edhe një djalë, Cameron 40 vjeç, me ish bashkëshorten Diandra Luker. Pas gati dy dekadash së bashku të dy aktorët janë më të dashuruar se asnjëherë.
Douglas, që punon në kinema që prej 50 vitesh, ka dashur të nënvizojë, që nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Të dy kanë parakaluar në tapetin e kuq të Emmy të dielën në mbrëmje, ku ai është shpallur aktori më i mirë protagonist në serialin komik “Moteda Kominsky”.