“Të dua sa s’ka fjalë për ta përshkruar”, Jonida Maliqi i uron ditëlindjen njeriut të zemrës… (FOTO)
Këngëtarja e njohur e muzikës, Jonida Maliqi, preferon ta mbajë larg jetën private dhe shumë rrallë publikon foto të të dashurve të saj të zemrës.
Por sot është një ditë e veçantë për këngëtaren sepse babushi i saj, siç ajo e quan, feston ditëlindjen.
E ulur në prehrin e babait të saj dhe duke e puthur, Jonida i kushton disa fjalë të ëmbla urimi: “Babushi im, qofshim përherë kështu si në këtë foto. sepse në prehrin tënd ndihem gjithnjë e sigurt dhe e lumtur. të dua sa s’ka fjalë për ta përshkruar. u bëfsh 1000 vjeç”.