Horoskopi i datës 24 shtator 2019 nga Susan Miller

Dashi
Sot është një ditë e mirë për të qëndruar në shtëpi dhe për ta shpenzuar pjesën më të madhe të kohës duke u relaksuar. Kohët e fundit, keni punuar më shumë seç duhet dhe sot ndjeheni të lodhur nga kjo javë e ngarkuar. Lejojini vetes një ditë pushimi!

Demi
Këtë të martë do të rrethoheni nga një atmosferë romantike dhe keni dëshirë që ditën ta kaloni me personin tuaj të zemrës. Nëse jeni single, është dita perfekte për të dalë dhe për të njohur njerëz të rinj. Edhe nëqoftëse nuk keni sukses në gjetjen e asaj që kërkoni, keni ende miqtë tuaj.

Binjakët
Sot keni dëshirë të qëndroni në shtëpi dhe të organizoni disa gjëra që i keni lënë pas dore. Merruni me disa punë shtëpie, që kanë nevojë të përfundohen dhe pjesën tjetër të ditës mund ta kaloni të qetë, përballë filmit tuaj të preferuar.

Gaforrja
Keni shumë nevojë për pushim dhe në qoftë se keni një listë të gjatë me detyra për të përfunduar, lerini disa për më vonë. Jeni të shpërqëndruar dhe mund të bëni disa gabime, kështu që kalojeni ditën në shtëpi dhe mundohuni të çlodheni, pasi kjo ngarkesë nuk është e mirë për shëndetin tuaj.

Luani
Kur bëhet fjalë për çështje financiare, situata juaj nuk është shumë e mirë. Kini besim në vete se mund tja dilni dhe përdorni zgjuarsinë për të marrë veten. Tregohuni vigjilent në punë dhe shqyrtojini me kujdes, mundësitë e ngritjes në karrierë.

Virgjëresha
Sot do të ishte mirë ta shpenzonit ditën të vetëm, ndoshta larg familjarëve. Ka shumë tension në shtëpinë tuaj dhe do të ishte mirë që të mos përfshiheshit në zënkat mes pjestarëve të familjes. Largohuni për disa orë, në mënyrë që të kthjelloni mendimet.

Peshorja
Sot duket se ka shumë tension rreth jush dhe kjo po ndikon negativisht tek ju. Kaloni disa orë vetëm, duke bërë një shëtitje apo duke parë një film në kinema. Mos lejoni që ditë si kjo e sotmja, tju prishin humorin. Shijoni një ditë larg personave me humor të keq dhe të tensionuar.

Akrepi
Sasia e kohës dhe energjisë që ju shpenzoni, duke u marrë me çështjet financiare, është shumë e madhe. Kjo ka filluar tju lodhë dhe pikërisht sot është një nga ato ditët, kur duhet të merreni me disa fatura të lëna pas dore. Megjithatë, në fund të ditës, do të jeni të kënaqur me faktin që arritët t’i përfundoni.

Shigjetari
Sot ndjeheni të pamposhtur dhe ju duket sikur mund të bëni çdo gjë. Shfrytëzojeni këtë energji të pazakontë, por kujdesuni, që të mos e teproni. Mos u përpiqni që të përfundoni të gjitha punët në një ditë dhe mos harroni se gjërat e bëra ngadalë dhe me kujdes, janë ato më të suksesshmet.

Bricjapi
Sot nuk është dita e duhur për të bërë ndonjë udhëtim apo për të nisur projekte të rëndësishme. Kjo është dhe një mundësi, që ju ta merrni ditën pushim dhe të shijoni aktivitete argëtuese me miqtë dhe familjarët tuaj. Qetësohuni dhe shijoni shoqërinë e personave tuaj të dashur.

Ujori
Sot ndoshta nuk është dita e duhur për të organizuar aktivitete shoqërore, pasi mund të përfundojnë në debate të papëlqyeshme. Mund të qëndroni në shtëpi dhe ta kaloni kohën duke lexuar librin tuaj të preferuar apo thjesht duke u relaksuar. Keni nevojë për ditë të tilla.

Peshqit
Mos i merrni shumë seriozisht lajmet që do dëgjoni sot, sidomos ato të lidhura me çështjen e parave. Një miku juaj, mund tju ofrojë një mundësi të mirë në lidhje me punën tuaj. Shqyrtojeni situatën me kujdes dhe merrni të gjitha informacionet e nevojshme, përpara se të vendosni.