Dasmë për show/Afrona Dika heziton të puthë Bleron, nuk donte t’i fshihej buzëkuqi

Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika pas një lidhjeje pesë vjeçare i thanë “PO” njëri-tjetrit gjatë një ceremonie përrallore të organizuar në Shëngjin këtë fundjavë. Gjithçka sa i përket dekorit ishte e menduar në detaje, ndërkohë që në pamjet nga kurorëzimi, ceremonia dukej si në filma.

Afrona-3

Çifti u celebruan nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ndërkohë që në momentin pas betimit dhe vendosjes së unazave ra në sy sjellja e pazakontë e nuses. U vu re që ajo po hezitonte për puthjen, dhe pas disa momenteve ishte Blero ai që e tërhoqi drejt vetes. Nga gjestet më pas të Afronës kuptohet që gjithë problemi i saj ishte frika se mos i fshihej buzëkuqi. Duket se ceremonia ishte një show i vërtetë buzë detit, ku çifti shkëlqyen në mesin e familjarëve e shoqërisë së madhe të tyre.

https://www.facebook.com/sharer/sharer.php?u=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPriveTVShow%2Fvideos%2F500494774016345%2F&display=popup&ref=plugin&src=video