“Të çaj në dysh, put*në”, Eni Çobanit i humb durimi në emision: Po ç’e do atë burrë moj aman, nuk ia vlen të zihesh për një…
“Të zihesh për një burrë… po s’ia vlen moj zonja”. Juristes së rubrikës “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, duket se i sosi durimi në seancën e djeshme të ndërmjetësimit kur po ndërmjetësonte Sonilën e cila bashkëjeton prej 23 vitesh me një burrë të martuar me të cilin ka një djalë dhe Florën bashkë me vajzën e saj Denisën, të cilat janë përkatësisht gruaja dhe vajza e burrit me të cilin bashkëjeton.
Sonila kërkon prej bashkëjetuesit të saj atësinë për djalin 7-vjeçar dhe e revoltuar nuk ndalonte së foluri. Kjo situatë e ka bërë juristen Eni Çobani të“shpërthejë” duke i thënë Sonilës: “Po të zihesh për një burrë… po s’ia vlen moj zonjë. Nuk zihet njeriu për një burrë, po ç’e do atë burrë moj aman. Nuk duhet ai burrë moj. O Sonila po s’ke ç’e do atë burrë moj”.
Eni Çobani: Erdhëm në fund të seancës së ndërmjetësimit dhe situata është shumë e tensionuar. Ju kam dëgjuar shumë, paskam qenë shumë e duruar. Po të zihesh për një burrë… po s’ia vlen moj zonjë. Nuk zihet njeriu për një burrë, po ç’e do atë burrë moj aman. Nuk duhet ai burrë moj. O Sonila po s’ke ç’e do atë burrë moj.
Sonila, bashkëjetuesja: Nuk dua asgjë, dua vetëm atësinë. S’dua as pasuri asgjë, mund të firmos për këtë, dua vetëm atësinë. Se këta gjithë punën e kanë tek pasuria.
Denisa, vajza e Gëzimit: Po unë kam vite që kam luftuar dhe të ma marrësh ti djersën time. Se kaq vite e ke marrë ti.
Sonila, bashkëjetuesja: Zonja Eni mua fajin nuk ma kanë këta, por ai. Unë s’kam çfarë të bëj se më ka keq shpirti im. Fajin ma ka ai mua.
Eni Çobani: Po pra./tvklan.al