Ngjarje e rëndë në Shkodër, boksieri ndërron jetë në ring. Ja arsyeja…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qyqtetit të Shkodrës. Bokseri bullgar Isus Veliçkov ka humbur jetën pas përballjes në ring me boksierin durrsak Ardit Murrja. Veliçkov, ka marrë goditje të rënda gjatë ndeshjes duke rënë në tokë. Pavarësisht ndihmës së parë që i është dhënë, bullgari nuk ka mund të shpëtojë duke u ndarë nga jeta.

Boks-2

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe transportimit në spitalin rajonal të shkodrës, boksieri nuk ka mund të jetojë. Një ngjarje tragjike që i ka prekur të gjithë. Supozohej të ishte një ditë festë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, por ka rezultuar një tragjedi.