Historia frymëzuese e dashurisë së prindërve të Seven Saraçit
Ndoshta prindërit e tij nuk janë shumë të njohur në Shqipëri, por ata kanë një histori dashurie tepër frymëzuese. Bëhet fjalë për çiftin Vera Oruçaj dhe Sunaj Saraçi, çifti i njohur i viteve 90-të në Kosovë, që janë edhe prindërit e djalit të talentuar Seven Saraçi, i cili po bëhet i fashmëm jashtë kufijëve të trojeve shqiptare.
Historia e çiftit Vera dhe Sunaj është një histori pasioni sa e bukur aq dhe e diskutuar. Dhe jo krejt pa shkak.
Ata të dy kanë një diferencë shumë të madhe në moshë, ku Vera është gati 20 vjet më e madhe se Sunaj.
Por ata ia kanë dalë dhe tashmë jetojnë në Amerikë. Një histori dashurie që frymëzon këdo që shpesh ndeshet me paragjykime apo diskutimet e rrethit të afërt. Ndjenjat e vërteta jetojnë përherë gjatë, shumë gjatë./revista who.com