41 vjecari përjeton 36 orët e tij më te dhimbshme pas një ereksioni seksual
Francë – Elliot Rossitter ishte në Francë me partneren e tij për pushime në fundjavë, kur papritmas vuri re se kishte një ereksion seksual dhe penisi i tij ishte forcuar.
41 vjecari shpreh se ai nuk ishte duke kaluar një moment seksual kur i ndodhi kjo gjë e as nuk kishte ndonjë mendim apo dëshirë seksuale, dhe se ishte totalisht e papritur.
Duke shpresuar se kjo gjë do ti kalonte në pak minuta , Elliot ishte tej mase I shqetësuar kur edhe të nesërmen, penisi i tij nuk ishte ulur dhe ishte ende i fort.
Pas afërsisht 20 orësh duke e përjetuar këtë gjë, ai filloi të kishte dhimbje të forta dhe të papërballueshme.
Dilema e tij e dhimbshme dhe e turpshme përfundoi të ishte një sindromë e rrallë që prekte një në 20’000 njerëz. Ajo konsistonte në forcimin e penisit për një kohë relativisht shumë të gjatë që mund të zgjaste edhe deri në një muaj.
Kjo sindromë apo crregullim quhet Priapisëm dhe është tej mase e dhimbshme , ajo ndodh kur një nga venet kryesore që qarkullon gjakun në penis bllokohet, duke ndalur kështu kalimin dhe uljen e penisit.
Ellioti duroi 36 orë në agoni dhe dhimbje, dhe pasi e cuan në spital mjekëve I’u desh të hapnin një vrime në penisin e tij, në mënyrë që të bënin të mundur kalimin e gjakut, dhe të ndalonin pompimin e më shumë gjaku në penis.
Elliot shprehet se ky crregullim mund ti ketë ndodhur pas steroideve dhe ilaceve kundra dhimbjes që ka konsumuar për nje kohë të gjatë në jetën e tij.
Burimi: DailyMail
E.C/Dosja.al