Ardit Gjebrea e përzuri nga “Kënga Magjike” pasi u vonua në prova, Linda Halimi kthehet me strategji të re

Linda Halimi, këngëtarja me zërin brilant dhe transformimin më befasues të fizikut të saj, ka njoftuar dy ditë më parë se do të rikthehet në Festivalin “Kënga Magjike”. Ishte dënuar të mos merrte pjesë deri në gjashtë vite, që nga 2010- ta, kur ajo, Nora Istrefi dhe Big D u vonuan për 30 minuta në provat e Festivalit “Kënga Magjike”.

E pas atij përjashtimi, tani Linda Halimi është rikthyer sërish të marrë pjesë në edicionin e këtij viti dhe këtë e ka konfirmuar vetë, nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ku edhe e ka zbuluar titullin e këngës. “Kënga Magjike e konfirmuar, jeni gati. ‘Want my love’”, ka shkruar ajo. Dhe si për ta vërtetuar që rikthimi i saj në këtë festival nuk është vetëm dëshira e saj, por edhe e fansave, pak ditë më parë i pyeti ata në “Isntastory” nëse do të donin që ajo të rikthehej te “Kënga Magjike” dhe pa dyshim që përgjigjja e tyre ishte ‘po’.

Linda-2

Ndërkohë, Linda nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga muzika. Pas lindjes së vajzës ka risjellë këngën e The Weeknd “Call Out My Name”. Postimi i saj mori komente shumë pozitive, duke i thënë se ka një zë të mrekullueshëm dhe mezi po presin për më të rejat e saj. Por krahas pasionit për këngën, Linda ka zhvilluar edhe një pasion tjetër, atë për biznesin.

Pak muaj më parë, ajo njoftoi se është është gati për një biznes të ri dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në “InstaStory”. Ajo ka shkruar se është në kërkim të modeleve femra, që do t’i reklamojnë veshjet e butikut të saj më të ri, i cili do të hapet së shpejti. “Njerëz, po lançoj dyqanin tim të parë online. Etiketoni modelet më të mira! Të gjitha etnicitetet”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e fotografisë.

Kjo nuk është hera e parë që artistja nga Vitia merret me biznes, kjo sepse edhe vite më parë kishte hapur një qendër dobësimi në Prishtinë , pasi ia doli që të dobësohet vetë në një qendër të ngjashme. Përsa i përket jetës private, Linda në mars të këtij viti u bë nënë e një vajze për herë të parë, të cilën e quajti Kaimana.

Linda-3

Lajmi asokohe befasoi fansat, pasi deri në momentin që vogëlushja erdhi në jetë, askush nuk e dinte për pritjen e ëmbël të këngëtares. Veç komenteve të urimit, nuk kanë munguar as sulmet për ngjyrën e bashkëshortit të Lindës. Këngëtarja ka preferuar t’i injorojë komentet raciste, që nuk kanë munguar asnjëherë pas bërjes publike të lidhjes së saj, madje dhe tashmë që u bë nënë.

Nuk kaluan pak javë nga ardhja në jetë e vajzës dhe Linda na prezantoi me shtëpinë e saj të re, e cila dukej shumë luksoze. Këngëtarja ka ndarë me fansat e saj lumturinë që ajo, bashkëshorti i saj dhe vajza do të jetojnë në shtëpinë e ëndrrave të tyre. Pra, duket se për Lindën çdo gjë po shkon ashtu siç duhet dhe ajo ka arritur çdo gjë që ka dashur në jetë.

Por përsëri i pëlqen të jetë prezente në aktivitetet e rëndësishme të këngës në Shqipëri. Kujtojmë që pak vite më parë, kur ajo mori pjesë në Festivalin në RTSH, të gjithë thanë që Linda kishte ardhur për të fituar në mënyrë që të shkonte në Eurosong dhe ashtu ndodhi vërtet. Tani të shohim se me çfarë ambiciesh rikthehet te “Kënga Magjike”, ku për herë të fundit këndoi në atë skenë në vitin 2010. Ne i urojmë suksese!