Horoskopi i datës 18 shtator 2019 nga Susan Miller

Dashi
Një kuadër yjor shumë i mirë për të lindurit e kësaj shenje bën që dita të jetë shumë pozitive dhe do ta kenë shumë të lehtë të arrijnë objektivat. Dashuria paraqitet në një sferë shumë të mbrojtur, karriera gjithashtu.

Demi
Pozicioni i Marsit është në një orbitë aspak të favorshme, gjë që do të vështirësojë edhe gjërat më elementare për ju. Megjithatë ju sugjerohet të mos bini pre e viktimizmit dhe e agresivitetit. Bëni kujdes në karrierën tuaj.

Binjakët
Pas një periudhe deri diku pozitive sot, dita duket do të fillojë me të mos jetë në pritshmëritë tuaja. Gjithsesi duhet të jeni gati për gjithçka, si për momente negative edhe për ato pozitive.

Gaforrja
Nuk është një periudhë e lehtë edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, të paktën në drejtim të aktivitetit ekonomik. Vetëm Hëna sot duket se do të jetë e predispozuar t’ju ndihmojë në jetën tuaj sentimentale.

Luani
Një situatë yjore e trazuar, me hyrjen në shenjë të Uranit, do të reflektohet edhe te ju duke bërë që t’ju mungojë qetësia shpirtërore aq e nevojshme në momente tensioni. E zbehtë duket edhe fusha e dashurisë.

Virgjëresha
Me gjithë vështirësitë në të cilat ndodheni, sot me Mërkurin në shenjë do të mund të përballoni një ditë të ngarkuar me shumë punë. “Kokëfortësia” karakteristike nuk ju ndihmon aspak sot, ndaj hapni rrugë.

Peshorja
Pritet një ditë pozitive për ju, por duhet të veproni me shpejtësi sa jeni në kohë, sepse situata mund të kthehet shumë shpejt në disfavorin tuaj. Merkuri është stresues, por ju zgjon krijimtarinë dhe fantazinë.

Akrepi
Duket se “marshimi” juaj do të vazhdojë i pandalshëm, aq më tepër tani që prania e keqe e Saturnit në shenjë duket shumë më e dobësuar. Mundohuni të mbani gjithmonë nën kontroll shpenzimet.

Shigjetari
Qielli juaj edhe sot pritet të jetë i “ngrysur”, kjo sepse Marsi vazhdon të jetë në një orbitë aspak të favorshme për ju. Megjithatë, sinjale pozitive, të paktën në planin sentimental, vijnë nga Afërdita, e cila është mbrojtësja juaj.

Bricjapi
Tashmë tensionet dhe streset i përkasin plotësisht të kaluarës dhe shenja juaj sot është nën ndikimin e mjaft yjeve të mirë. Nëse do të ketë diçka që s’ecën, kjo mund të vijë vetëm për fajin tuaj.

Ujori
Dyshja Mars-Afërditë do të jetë edhe sot një binom shumë fitimprurës, prandaj sot nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë afektiv. Kujdes, mos e teproni me shpenzimet.

Peshqit
“Shtrëngoni dhëmbët dhe duroni”, ky mund të jetë mesazhi për ju që i përkisni kësaj shenje, pasi në sajë të hyrjes në shenjë të Afërditës, gjërat priten të ndryshojnë për mirë. Megjithëse ndodheni në një situatë të vështirë, gjithçka do të ndryshojë.