Armina Mevlani ia bën të qartë Shkëlzenit: Në moshën time duhet një bebe
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha prej vitesh janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar nga publiku dhe që janë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave.
Me anë të postimeve në Instagram, Armina shpeshherë na tregon për dëshirat që ka për të ardhmen dhe së fundmi fashionista ka postuar një foto shumë domethënëse.
Në foton e postuar nga Armina shfaqet një prind duke fotografuar një bebe dhe nga ana tjetër një person që fotografon macet.
“Njerëzit në moshën time dhe Unë”, shkruhet në foton e postuar nga Armina e cila e bën të qartë që ka ardhur koha për t’u bërë edhe ajo nënë.
Në disa intervista blogerja ka treguar se ata e kanë në plan një bebe, pavarësisht se Shkëlzeni ka dy fëmijë nga martesa e mëparshme me Sadijen.