Horoskopi i datës 17 shtator 2019 nga Susan Miller
Dashi
Ekziston mundësia që një ndryshim i madh po ju pret këto ditë. Mund ta shndërroni fantazinë tuaj në realitet, e do të suprizoheni me rezultatin. Shëndeti dhe karriera janë në një pozicion tepër të mirë dhe kjo ju favorizon.
Demi
Kohët e fundit ndoshta keni shpenzuar shumë energji dhe para për gjërat që tani mendoni se nuk duhet të kenë kaq shumë vëmendje. Gjithsesi, kjo do t’ju shpërblehet shumë shpejt dhe energjinë do ta rifitoni shumë shpejt.
Binjakët
Energjia e sotme planetare ju stimulon ambicien, veçanërisht në jetën tuaj profesionale. Ndoshta mund të kërkoni një rritje në detyrë, për të mos thënë një punë krejt të re. Sigurisht, mos harroni se duhet të jeni edhe pak me këmbë në tokë.
Gaforrja
Kohët e fundit keni qenë shumë i zënë me punët tuaja aq sa keni harruar të fokusoheni te partneri juaj. Mundohuni ta rigjallëroni lidhjen tuaj dhe t’i shtoni grind dhe emocion. Beqarët nga ana tjetër duhet të bëhen gati për aventura të reja.
Luani
Sot jeni i përqendruar tërësisht te puna. Asgjë nuk do të mund t’ju shpërqendrojë, megjithatë nga pjesa e dytë e ditës, parashikohen aktivitete interesante. Beqarët janë gati për një lidhje të re, të mbushur me emocione të reja.
Virgjëresha
Është një ditë e mirë për çështjet financiare. Do të merrni lajme të kënaqshme lidhur me mundësitë për një pagë më të mirë, ose për një investim që po ecën me sukses. Filloni të investoni në mënyrë të zgjuar mbi çështjet që kanë rëndësi.
Peshorja
Eshtë dita e duhur për të reflektuar mbi javët e kaluara dhe t’i shikoni gjërat me perspektivë. Ndoshta keni punuar shumë dhe keni harruar prioritet që keni në jetë, ndaj një takim me miqtë, një udhëtim me personin e zemrës apo darkë me familjen nuk ju bën dëm.
Akrepi
Ju e mendoni veten si njeri praktik, por sot mendimet tuaja do të fluturojnë larg duke ju zhytur në fantazi. Kthehuni në realitet sado i lodhshëm të jetë ai dhe përpiquni shumë të rifreskoni mendjen dhe objektivat tuaja.
Shigjetari
Sot mund të ndiheni shumë të lodhur. Padyshim që meritoni të bëni pushim pas një punë të gjatë që keni zhvilluar prej kohësh. Vetëm qetësohuni dhe mos mendoni për asgjë, gjithçka është nën kontrollin tuaj.
Bricjapi
Shumë qëllime i keni vënë vetes, por pak keni realizuar deri tani. Merrini gjërat me ngadalë sepse duke u përpjekur të realizoni shumë, mund t’i humbisni të gjitha. Mos u emociononi mbi gjëra që nuk kanë shumë rëndësi.
Ujori
Punët e shumta në shtëpi mund të presin. Mjafton që juve të kaloni më shumë kohë duke u qetësuar. Vizitoni miqtë dhe të afërmit, lexoni ose shikoni një film. Keni kohë për gjithçka që ju emocionon.
Peshqit
Ndjeni nevojën për të bërë ndryshime rrënjësore në jetën tuaj. Niseni nga gjërat themelore të cilat prej kohësh ju shqetësojnë dhe nuk ju bëjnë të ndiheni i lumtur. Filloni të pranoni ftesat e miqve dhe organizoni një udhëtim me ta.