Foto nudo të princeshë Dianës, skandali që ‘torturoi’ princ William
Publikimi i fotove nudo të Princeshë Dianës në vitin 1996 krijoi një skandal. Por ai që e përjetoi më keq këtë situatë ishte djali i saj i madh, Princ William, i cili në atë kohë ishte 14 vjeç. Botuesi i ‘Vogue’ Nicholas Coleridge, në një libër ku përmblidhen kujtimet e tij, tregon edhe bisedën me Princeshë Dianën.
Ajo e vizitoi atë për një drekë në Shtëpinë Vogue pas skandalit të fotografisë dhe i tregoi se William, ishte i shqetësuar.
‘Ai ishte aq i mërzitur. Ai tha që disa nga djemtë po e ngacmonin duke thënë se gjinjtë e mi ishin shumë të vegjël”, ishin fjalët e Dianës.
Të njëjtën situatë të pakëndshme Prince William e përjetoi edhe në vitin 2017 me fotot nudo të bashkëshortes së tij.
Ai kërkoi kompensim prej 1.3 milion £ për fotot nudo të Kate Middleton, të cilat u botuan në revistën Franceze Closer në 2012.
Rasti që daton në Shtator 2012 kur William dhe Kate u fotografuan duke pushuar në tarracën e një kështjelle në rajonin jugor të Provence.
Duka i Kembrixhit tha se pamjet ishin ‘edhe më të dhimbshme’, pasi ata i kujtuan atij mënyrën se si vdiq e ëma, pasi ajo ndiqej nga fotografët paparacë në Paris 20 vjet më parë./Gazeta Liberale