Mira Konçi rikthehet në rrjetet sociale dhe tregon “incidentin” që i ka ndodhur: Më keni munguar, më vodhën…

Prej tre vitesh, kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi, bashkëshortja e tij Mira Konçi dhe fëmijët e tyre, u larguan nga Shqipëria dhe u zhvendosën në SHBA për një jetë më të mirë.

Mira-Konci-2

Pas kaq shumë vitesh larg ekranit dhe mediave, ishte vajza e tyre Era e cila në muajin gusht postoi foto në Instagram dhe tregoi se ajo me familjen kishin ardhur të pushonin në Shqipëri, konkretisht në Jug të vendit.

Mira-Konci-4

Por së fundmi, vetë këngëtarja Mira Konçi, është rikthyer pas një mungese të gjatë në rrjetet sociale dhe ka treguar edhe arsyen pse. Në një postim në Facebook dhe Instagram, Mira ka treguar se i kanë vjedhur profilin dhe nuk mundi ta merrte dot mbrapsht, ndaj ka hapur një të ri sepse i ka munguar komunikimi me fansat.

Mira-Konci-3