Horoskopi i datës 13 shtator 2019 nga Susan Miller

Dashi
Pas një periudhe jo fort të mirë për jetën tuaj në çift, marrëdhënia me partnerin/en do fillojë të përmirësohet. Beqarëve do ju duhet të bëjnë zgjedhje thelbësore të cilat do ua ndryshojnë tërësisht jetën. Në planin financiar mos shpenzoni shumë.

Demi
Jeta juaj ne çift nuk do tw jetë aspak e qetë gjatë kësaj dite. Do keni herë pas here mosmarrëveshje me partnerin/en, por në mbrëmje pasioni do rindizet fuqishëm. Beqarët do e ndiejnë edhe sot peshën e madhe të vetmisë.

Binjakët
Ditë shumë e tensionuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do bini dakord me ato që do ju thotë partneri/ja dhe do kërkoni me çdo kusht të dalë e juaja. Beqarët nuk duhet të bëjnë sakrifica përtej arsyes vetëm për të gjetur personin ideal.

Gaforrja
Nëse kohët e fundit keni menduar vetëm të argëtoheni sa më shumë me partnerin/en, tashmë ka ardhur koha t’i merrni gjërat seriozisht dhe të mendoni pak më tepër mbi të ardhmen. Beqarët do vazhdojnë të jenë në kërkim, por përsëri pa shumë fat.

Luani
Në jetën ne çift nuk pritet të ketë asnjë problem gjatë kësaj dite. Partneri/ja do i kuptojë prioritetet që keni dhe do ua plotësojë disa dëshira. Përsa iu përket beqarëve, ata nuk do jenë shumë të privilegjuar, megjithatë sharmin që kanë duhet ta vënë në veprim.

Virgjëresha
Do jeni shumë senualë gjatë kësaj dite në lidhjen që keni krijuar dhe do kaloni momente të paharruara në krahët e partnerit/es tuaj. Beqarët nuk duhet të ëndërrojnë më shumë sesa duhet sepse do zhgënjehen nga realiteti. Qëndroni sa më shumë me këmbë në tokë.

Peshorja
Do jeni gati të bëni edhe çmenduri apo sakrifica gjatë kësaj dite me partnerin/en tuaj vetëm që lidhja mes jush të forcohet më tepër. Beqarët do vazhdojnë të ëndërrojnë për dashurinë ideale, pasi as sot nuk do e gjejnë atë. Financat do jenë të mira, por nuk duhet të shpenzoni pa pushim.

Akrepi
Lidhja juaj në çift do ndikohet negativisht nga planetët sot. Do jeni të detyruar ta gënjeni shpesh partnerin/en në mënyrë që të mos krijoni debate me të, por edhe gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra. Kujdes! Në planin financiar do gjendeni në një situatë delikate dhe aspak të favorshme.

Shigjetari
Dielli do shkëlqejë sot në jetën tuaj në çift dhe çdo gjë do shkojë më së miri mes jush dhe partnerit/es. Nëse jeni beqarë nuk do keni as sot fat të gjeni princin e kaltër. Bëni durim! Në planin financiar do kaloni disa vështirësi të vogla, por shumë shpejt situata do stabilizohet.

Bricjapi
Jeta juaj në çift do të jetë si një det i qetë gjatë kësaj dite. Do kuptoheni më së miri me atë që keni në krah dhe nuk do krijoni asnjë konflikt. Beqarët duhet të përgatiten për një ditë plot emocione dhe të papritura. Neptuni do iu sjellë shumë fat në sektorin e financave.

Ujori
Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Nuk do i mbani asnjë sekret atij që keni në krah dhe kjo do e bëjë lidhjen tuaj më të thjeshtë. Në planin financiar duhet të vazhdoni të ruani maturinë.

Peshqit
Marsi do ju gjendet pranë gjatë gjithë kësaj dite dhe do jua bëjë jetën në çift akoma më të bukur sesa ka qenë. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo minutë pranë partnerit/es. Beqarëve më në fund do ju buzëqeshë fati. Në planin financiar do bëni disa çmenduri që mund t’ua prishin ekuilibrin.