Tina Turner flet për jetën e saj të vështirë: U lodha duke i bërë të tjerët të lumtur
Ikona e muzikës Tina Turner në moshën 79-vjeçare ka vendosur të flasë për jetën e saj dhe problemet që ka pasur ndër vite. “Unë thjesht vazhdoja. Ne vazhdojmë duke shpresuar se diçka do të vijë. Turner tregon për jetën martesore të saj vite më parë e cila ishte e bazuar në dhunë dhe presion nga ish-bashkëshorti Ike Turner.
Këngëtarja shprehet se nuk do të kthehet përsëri në botën e muzikës, ajo po shijon pensionin dhe kohën e saj të lirë. “Unë thjesht u lodha duke kënduar dhe duke i bërë të tjerët të lumtur.
Kjo është gjithçka që kam bërë në jetën time”, tha ajo.
U bënë vite që Tina është shkëputur nga skena dhe mesa duket nuk mendon të rikthehet përsëri, por muzika e saj jeton akoma çdo ditë me ne.