Kourtney Kardashian i bien flokët, injekton plazmë në kokë për t’i rikuperuar
Të dukurit bukur shoqërohet me sakrifica të shumta dhe videoja më e fundit nga “Keeping Up With The Kardashians” e vërteton këtë gjë. Në premierën e sezonit të 17-të Kim Kardashian zbulon se motra e saj Kourtney ka një problem me flokët. Nga videot e publikuara shihet se në pjesën e sipërme të kokës Kourtney ka mbetur pa flokë dhe kjo gjë e ka shqetësuar shumë motrën e saj.
Kim i ka kërkuar të shkojë menjëherë tek doktori dhe Kourtney e ka trajtuar problemin duke injektuar plazmë. “Sot do të bëj PRP, një trajtim ku të marrin gjak dhe plazmën e injektojnë në kokë që floku të fillojë të rritet sërish”, dëgjohet të thotë Kourtney në videon e “KUWTK”. Siç duket ky nuk është një problem që mund të kalojë shpejt, pasi doktori i ka treguar Kourtney-t se asaj do i duhen tre muaj derisa gjithçka të përmirësohet. Diçka e tillë mund të jetë tepër e zakonshme për shumë vajza, sepse Kourtney e pati këtë problem pasi u shfaq me flokët e kapur bisht në një event të rëndësishëm disa kohë më parë. /revistawho.com