Ilda Bejleri i “zuri” vendin, flet Nevina Shtylla: Do doja t’i thyeja takat sepse…
Ilda Bejleri është tashmë prezantuesja femër në krah të Edi Manushit në emisionin “Procesi Sportiv”, por një batutë nuk ka munguar as nga Nevina Shtylla, e cila u largua nga ky emision, pas një eksperience si prezantuese vitin e kaluar.
Nevina Shtylla me shaka, u shpreh se duke parë studion e re do donte t’i thyente takat Ildës që të ishte në skenë, ndërsa tregoi edhe një dhuratë nga tifozët e Tiranës.
“Këtë studio të re e pashë me shumë zili, dhe mendova një herë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty(qesh). Për largimin tim, tifozët e Tiranës më kanë përgatitur një dhuratë këtë bluze, dhe i uroj fat për sezonin e ri” – deklaroi Nevina Shtylla.