Alban Skënderaj zbulon pamjen më të ëmbël të mbrëmjes: E paçmueshme

Alban Skënderaj ka ndarë me ndjekësit pamjen më të ëmbël krah vajzës së tij. Këngëtari i dashur për publikun ka publikuar një foto ku shfaqet me Amelinë në krah, duke i dedikuar fjalët më të veçanta. “E paçmueshme”, ka shkruar Albani në postin më të fundit ku duket se ka kaluar pasditen pranë më të dashurve të tij.

Alban-Skenderaj-2

Mesa duket Skënderaj ka zgjedhur që mbrëmjen e sotme t’ia dedikojë familjes së tij pavarësisht impenjimeve të shumta. Aktualisht Albani dhe Miriam janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë, ndërsa artisti është duke u përgatitur për koncertin recital të radhës ‘Nën yjet e Tiranës’./revistawho.com