Aktori i njohur kapet duke bërë sherr me gruan në mes të detit

Aktori i njohur italian, Michele Placido është kapur nga mediat italiane duke bërë sherr me gruan e tij, Federica Vincenti, ndërsa ishin me pushime. Foto janë kapur nga ‘Diva e Donna’ dhe duket se nuk ka qenë një situatë aspak normale mes tyre.

Michele-Placido-2

Michele dhe Federica u martuan në 2012-tën e kanë një djalë 13-vjeçar, Gabriele. Ata kanë një diferencë në moshë prej 37 vjetësh dhe raportet mes tyre prej kohësh nuk janë më të qeta.

Michele-Placido-3

Dy vjet më parë, Federica tha për Diva e Donna: “Martesa është një udhëtim dhe tani, unë nuk e di çfarë ka pas kthesës. Kemi djalin, kemi shtëpinë, por në mendje dhe në zemër, unë jam shumë vetëm”.

Michele-Placido-4

Michele Placido është i njohur me rolin e komisar Katanit, shumë i ndjekur nga shqiptarët./Gazeta Liberale

Michele-Placido-5