E kritikuan për trupin, Big Mama u kthehet keq komentuesve: O njerëz të mjerë… (FOTO)

Këngëtarja, Big Mama, mund të cilësohet si një nga femrat më të guximshme të ekranit shqiptar.

Me shumë vullnet, ajo arriti që të humbiste kilogramët e tepërta dhe tani ka një trup elegant që shumë vajza mund t’ia kenë zili.

Big-Mama-3

Edhe pse tani ka një trup me një peshë ideale, komentet negative nga ana e ndjekësve të saj nuk mungojnë.

Së fundmi, ajo ka publikuar në profilin e “Instagram”-it disa foto ku shfaqet me bikini dhe vihet re se te krahu i saj janë krijuar disa rrudha.

Big-Mama-2

Ndjekësve nuk u ka shpëtuar ky detaj dhe me anë të komenteve kanë vendosur që t’ia vënë në dukje Big Mamës, e cila gjithashtu ka reaguar menjëherë.

Big-Mama-4

“Nuk po mundem pa ju thënë o njerëz të mjerë se ai krah ka hequr 40 kile me operacione pa operacione, unë arrita pata zemër dhe e bëra”, shkruan Big Mama ndër të tjera në postimin e saj në “Instastory”.

Big-Mama-1