Koregrafi i njohur shqiptar bie viktimë e rrjeteve sociale, poston gabimisht bisedën private me një 20-vjeçare
Mjeshtri i baletit, Llaqi Nako duket se ka rënë e pre e rrjeteve sociale, pasi gabimisht ka bërë një postim që nuk duhet ta bënte. Koregrafi i njohur, i cili ka nxjerrë prej vitesh breza të të tërë balerinësh, ka postuar pa dashje në Story-n e facebook-ut, një komunikim privat me një vajzë 20-vjeçare. Postimin në fjalë e ka fshirë shpejt, por një ndjekës ka mundur ta ruajë. Në postimin në fjalë shihet komunikimi privat i koregrafit, me një vajzë, e cila i dërgon një foto plazhi me bikini nga pushimet.
“Të kam shumë xhan, s’ke ça të thuash për foto tashi!”, I shkruante vajza. Ndërsa koregrafi ia shpreh komplimentin me fjalët “O ylli im”. Biseda në fjalë nuk mund të keqinterpretohet, duke qenë se babai i koreografit të njohur Albi Nako, njihet për shpirtin e tij poetik. Para pak vitesh ai publikoi një libër me poezi me titullin “ Kur bulëzojnë sythat”, një përmbledhje vjershash sipas tij me karakter shumë social, romantik dhe erotik./Story.al