Lisa Presley: Kisha frikë të kisha fëmijë me Michael Jackson

Lajmet rreth tij zënë përherë faqet e para të shtypit rozë ashtu si dhe çdo gjysmë fjale e thënë publikisht nga ata që e patën afër.

Kështu ka ndodhur edhe me një deklaratë të Lisa Presley, ish-bashkëshortja e Michael Jackson, e cila ka thënë se ajo nuk pati fëmijë me Jackson, pasi kishte frikë. “Mendoja të ardhmen dhe thoja se kurrë nuk do dëshiroja të hyja në një betejë kujdestarie me të”, ka thënë Presley.

Ndërkohë mësohet se Michael ishte këmbëngulës në këtë pikë, ndaj dhe vendosi t’I bëjë fëmijët e tij me Debbie Rowe. Vajza e Elvis Presley, Lisa, tani 51-vjeçe qëndroi e martuar me yllin e popit në vitet 1994-1996, teksa Michael u përballë me akuzat për abuzim seksual me të mitur./revistawho.com