Djali i Dr.Florit mbush 5 vjeç, mamaja e tij organizon festën e bukur të ditëlindjes

Bashkëshortja e Dr.Florit, Blerina, është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo ndan shpeshherë me ndjekësit e saj pamje nga jeta e përdishtme, më së shumti momente të bukura që kalon pranë fëmijëve të saj. Ditën e sotme, djali i saj Danieli duket se ka mbushur 5 vjeç dhe përveç urimit publik, Blerina ka organizuar dhe një festë ku merrnin pjesë fëmijët dhe prindërit.

Në videot e publikuara në ‘Instastory’ Danieli dukej shumë i lumtur, duke kërcyer sa andej-këndej, ndërsa në momentin kur këngëtarët i dedikuan këngën “Shumë urime për ty”, ai ishte në krah të Blerinës duke ndjekur ritmin e muzikës. Ndërsa përsa i përket urimit publik, Blerina e ka uruar me fjalë të thjeshta, por me shumë kuptim. Në këtë ditë të shënuar, Danieli me siguri do ndihet akoma më shumë i llastuar nga njerëzit e tij më të dashur./revistawho.com