Horoskopi i datës 9 shtator 2019 nga Susan Miller

Dashi
Dita e sotme do të jetë me fat, sepse do të keni mundësi të nisni një aktivitet të ri që e kishit lënë pas dore kohët e fundit. Mundësitë për ta realizuar me sukses këtë aktivitet janë të mëdha. Mundohuni që gjatë kësaj periudhe të merreni më shumë me aktivitete sportive.

Demi
Pozicioni i favorshëm i Hënës me shenjën tuaj do të jetë i fokusuar në marrëdhëniet sentimentale, duke ju ndihmuar të ndryshoni disa sjellje karshi partnerit për të evituar kështu probleme të mundshme.

Binjakët
Sot një pjesëtar i familjes tuaj do ju rrëfejë një sekret dhe ju duhet të tregoheni të gatshëm për ta dëgjuar deri në fund. Falë eksperiencës dhe pjekurisë që ju karakterizon do të jepni mendimin e duhur për këtë çështje. Kjo do t’ju ndihmojë shumë edhe në raportet e mëtejshme.

Gaforrja
Humori juaj sot do të jetë gjithnjë e në rritje, kjo sepse ylli i mbrëmjes nuk është më në kundërshtim me shenjën tuaj, duke ju lejuar të bëni njohje të reja që do të jenë mjaft të vlefshme në të ardhmen. Në qoftë se jeni të dashuruar, do të kaloni momente magjike me njeriun e zemrës.

Luani
Yjet sot do ua thjeshtësojnë shumë gjërat. Dita e sotme hapet me një sërë lajmesh të reja, kështu që nuk duhet të ankoheni. Do të jetë i jashtëzakonshëm shpirti i iniciativës, kurajë që do ju ndihmojnë të zgjidhni një çështje delikate. Me njeriun e zemrës do të kuptoheni shumë mirë edhe pa folur fare.

Virgjëresha
Dita e sotme do të fillojë me ndonjë problem të vogël në sektorin profesional. Mërkuri, në kundërshtim, do të nxjerrë në pah disa probleme që i kishit harruar prej kohësh, por që në realitet nuk kishit arritur t’i zgjidhnit përfundimisht.

Peshorja
Hëna paraqitet në një pozicion të shkëlqyer me shenjën tuaj, ju dhuron intuita të mrekullueshme dhe në të njëjtën kohë ju bën të reagoni në mënyrën e duhur ndaj çdo situate. Keni aftësi të përballoni çdo problem me më shumë energji se sa në të kaluarën.

Akrepi
Dita e sotme nuk paraqitet pozitive për sa i përket sektorit sentimental. Pozicioni aspak i favorshëm i Afërditës me shenjën tuaj parashikon konflikte me partnerin. Ndërsa në sektorin profesional gjithçka paraqitet mire, jeni plot ide dhe kreativitet.

Shigjetari
Gjatë këtyre ditëve keni marrë një vendim të nxituar, pa kërkuar mendimin e personave që ju japin gjithmonë këshilla. Mundohuni t’i vini gjërat në vend, jeni ende në kohë: do të shmangni kështu debate të ashpra e humbje kohe dhe energjish. Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj.

Bricjapi
Sot yjet ju udhëheqin drejt një dite dinamike, të pazakontë dhe të pasur me iniciativa. Mos kini frikë dhe përballoni situata të ndryshme me më shumë vendosmëri, duke ruajtur dhe qetësinë. Parashikohen biznese të mira për shumë nga ju.

Ujori
Ditë e bukur kjo për sa i përket ideve dhe frymëzimeve tuaja, të cilat do t’ju bëjnë të gjeni zgjidhjen e disa problemeve që ishin burim ankthi për ju. Dëgjoni me vëmendje propozimin e një miku, sepse mund të jetë rasti që po prisnit prej kohësh.

Peshqit
Kjo ditë nuk do të jetë dhe aq entuziaste, si shkak i Hënës në kundërshtim që bën të keni një humor aspak të mirë dhe do të shkaktojë tensione në marrëdhëniet private e profesionale. Në qoftë se do të përballoni me durim pengesat që do të hasni për momentin, do të arrini t’i kapërceni gradualisht.