Stefi Prifti marton sot vajzën me artistin: “Ai erdhi si Princ i Kaltër, dhe më tha tani Marien e dua unë!”
Katër vite më parë, kantautori i njohur Stefi Prifti humbi pas një sëmundjeje bashkëshorten, Marinën. Vajza e madhe e artistit është diplomuar në vitin 2016 në degën e Kantos për Soprano dhe Stefi e ka prezantuar gjithmonë si talentin që synon të rritet gjithmonë e më lartë në karrierë. Por paralelisht me profesionin, Maria po nisë edhe jetën familjare, pasi do të martohet sot në mbrëmje gajtë një ceremonie në Tiranë.
“Panorama Plus” zbuloi e para lajmin se Maria po martohej, ndërkohë që gjatë ditës së djshme, Stefi na prezantoi edhe me dhëndrin, një artist shumëdimensional, piktor, këngëtar dhe aktor, i cili quhet Gëzim Meta. Edhe pse Maria e kishte ruajtur sekret identitetin e burrit të ardshëm, ishte vetë Stefi ai që nga pozitat e vjehrrit tashmë zbuloi detaje për të. Bashkë me ftesën e dasmës, ai postoi dhe një foto të Maries, me djalim Gëzim, i cili siç ka emrin sipas komentuesve solli gëzim në familjen Prifti, pas humbjes së njeriut të tyre më të dashur. Me anë të një statusi të gjatë, Stefi jo vetëm dha lajmin por dhe përshkroi ndjesinë që po përjeton ndërkohë që po marton vajzën e tij të madhe. Në statusin në fjalë ai shkruan: “Dhe vjen kjo ditë…! Për mua dhe familjen tonë, data 9 Shtator është një ditë e shënuar dhe shumë emocionale. Vajza ime, Maria Prifti dhe dhëndri ynë Gëzim Meta, kanë vendosur të celebrohen dhe të martohen. Nuk ka gjë më të bukur për mua si baba! Për të qenë i sinqertë me veten, më duhet të them, se nuk është aq e lehtë… Por, jeta kështu është..! Babai dhe nëna të lindin dhe të rritin, shpesh me sakrifica dhe mundime, ndonjëherë me pekuli dhe mundime. Por, vjen Princi i Kaltër dhe të thotë: Tani vajzën e dua unë! Eh, kjo është jeta! Këtu është bukuria dhe trashëgimnia. Të më trashëgohesh çupa e babit! Jetë të lumtur të uron babi!
Sa i përket ftesës për shokë e miq, që duan të më urojnë, sot është lajmërimi i parë që unë po bëj, edhe pse shumë gazeta e portale kanë shkruar paraprakisht! I falenderoj të gjithë njerëzit për urimet! Falenderoj edhe të gjithë miqtë dhe kompanitë e biznesit të dasmave për dhuratat dhe vlerësimin që më kanë bërë! Vetëm falë tyre unë dhe familjet tona do të kemi mundësinë të realizojmë një dasmë dinjitoze. Zoti para! Specifikisht, në një koment tjetër do i përmend një për një të gjithë ata që më janë gjendur pranë dhe më kanë vlerësuar (në disa raste dhe jashtë parashikimeve të mia). Mundësia ime për mbrëmjen e dasmës në Hotel Plazza ishte e kufizuar, për faktin edhe pse dasma është e përbashkët me krushqit e nderuar. Kështu që nuk dua të më mërziten shumë miq e shokë, që nuk munda t’u bëj ftesë. Por, të gjithë ata që duan të vinë për një vizitë dhe për urim, unë dhe familja ime do ju presim, ditën e shtunë, datë 7 Shtator, thuajse gjithë ditën dhe ditën e Diel, datë 8 Shtator deri në orën 14:00 kur Maria del nuse!. Poshtë shtëpisë së vjehrrës sime, është një lokal që quhet FM Restorant. Natyrisht do të kemi edhe muzikë”, përfundon njoftimin e gjatë, kantautori Stefi. Nuk dihet nëse ai vetë do të performojë në dasmën e vajzës së tij të madhe, Maries./Panorama Plus